top of page

Skënderbeu, e mbani mend?! Një tjetër legjendë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 19, 2023
  • 1 min read

Sa vite ka mbi supe dhe sa shumë i ka dhënë këtij Skënderbeu


Postimi i radhës i takon padiskutim Ilir Tërpo. Brezit të vitëve më të parë të gjithëve u vjen në mendje ky emër, që kaq shumë i ka dhënë këtij Skënderbeu. Tërpo ashtu si gjithë të tjerët do të kujtohet gjatë për kontributin dhe djersën që ka hedhur në fushë për fanelën bardhekuq .

Edhe Lia, siç i thërrasin të gjithë, përpara disa ditësh ishte pjesë e veteranëve të Skënderbeut në atë triangolare. Pavarësisht se kishte disa kile më shumë në trup dhe moshës që mbart vite të shumta, Tërpo na ka nxjerrë mallin e atyre viteve.

Si sportist dhe si trajner do të mbahet mend gjatë, por që dëshira e jonë është ta shohim edhe në këtë moshë sa më shumë në fushën e blertë. Sa shumë na mungoni dhe sa përulës jemi kurdoherë, për t’u thënë me plot gojë faleminderit.

Ilir Tërpo një emër që nuk do të harrohet vërtet kurrë…



bottom of page