SKËNDERBEU e nis me hap superlige startin e kampionatit. Mbyllet Skënderbeu-Burreli
- Korca Boom
- Aug 23
- 3 min read
Skënderbeu-Burreli 3-0
Shënues: Nasr 12’ (p), Tayo 64’, Çuçka 92’
Skënderbeu: Alia, Vaskuez, Tayo (Çuçka 80’), Ukici (Gjini 72’), Nasr, Dumfor, Estrela, Vangjeli (Gift 80’), Janaqi (Hamadu 72’), Abubakar, Shaqe. Trajner: Ernest Gjoka
Burreli: Dani, Bianko (Kastrati 84’), Dedgjonaj, Rrapi (Xhabrahimi 46’), Arango, Mëllugja, Hoti (Xhakaj 70’), Fetaj, Arnold (Beçka 70’) , Mensah, Idanez (Da Silva 58’). Trajner: Samuel Nikaj
Gjyqtarë: Florjan Lata, Erind Burgu, Redi Zaimi
Kartonë të verdhë: Estrela, Ukici, Janaqi
Skënderbeu dhe Burreli kanë startuar ndeshjen e parë të sezonit të ri 2025-2026, ndërkohë që skuadrat kanë filluar takimin me shpejtësi, ku Burreli më shumë mbrohet dhe Skënderbeu sulmon.
Rasti i parë që në sekondat e para u përket bardhekuqve, teksa Nasr për pak sa nuk befason dhe pas këtij momenti është Skënderbeu që zbret sërish në dy momente të tjera.
Duhet të vinte minuta e 12-të që Skënderbeu të zhbllokonte rezultatin. Ukici fiton penallti për bardhekuqtë dhe është Nasr që nga pika e bardhë gjuan saktë dhe 1-0 për Skënderbeun. Ka festë në radhët e bardhekuqve, teksa vjen goli i parë i sezonit.
Pas golit duket se Burreli shikon më shumë në portën e Skënderbeut, por pa rrezikuar seriozisht, ndërkohë që Skënderbeu provon disa herë kundërsulmin, por për minuta me radhë nuk ka raste në portat respektive.
Skënderbeu shpërdoron një rast në minutën e 36-të, ku asnjë nga futbollistët nuk arrin ta dërgojë topin në kuadratin e mbrojtur nga portieri burrelas Dani.
Mbyllet pjesa e parë 1-0 për Skënderbeun, me pak raste që pas shënimit të golit të avantazhit të Skënderbeut.
Pjesa e dytë nis me vetëm një ndërrim për miqtë, ndërkohë që Gjoka i Skënderbeut, i beson të njëjtëve lojtarë që kishte hedhur në fushë nga starti. Janë futbollisët bardhekuq që kërkojnë që në start me një zbritje, por në minutën e 47-të, miqtë mbyllin një top që po shkonte në zonë nga Nasr.
Në të 50-ën minutë është Estrela që për pak sa nuk shënon, por portieri mik bën mrekullinë duke e dërguar në këndore. Skënderbeu humb një gol të sigurt në këtë minutë.
Në minutën e 62-të është Skënderbeu që ka një rast të pastër, por traversa shpëton miqtë nga pësimi i golit të dytë, teksa Ukici godet traversën dhe topi përfundon jashtë.
Goli i dytë dhe i sigurisë do të vinte në të 64-ën minutë. Teksa një kombinim perfekt, Estrela pason për Shaqen, ky për Tayo dhe i vetëm shënon edhe golin e dytë.
Pas golit të dytë fillojnë edhe ndërrimet e shumta për Skënderbeun, ndërkohë që Skënderbeu më shumë administron avantazhin prej 2 golash dhe pak mendon për sulmin.
Duhet të vinte minuta e dytë shtesë që Skënderbeu të shënonte edhe golin e tretë me anë të Çuçka dhe ky gol ka vulosur fitoren e bardhekuqve.
Skënderbeu mbyll në këtë mënyrë me fitore ndeshjen e sotme ndaj Burrelit, fitore 3-0 që i jep kryesimin e kategorisë së parë që në start.
Minutat dhe rastet e pjesës së parë
2’ – Ndeshja ka nisur mirë për Skënderbeun, ndërkohë që është Saleh Nasr që sjell rrezikun e parë në portën e Burrelit, por topi përfundon jashtë kuadratit.
12’ – Skënderbeu fiton 11-metërsh në këto momente pas një përplasjeje në zonën e 16 metrave të Burrelit. Është Saleh Nasr që gjuan saktë nga pika e bardhë duke kaluar Skënderbeun në avantazh, 1-0.
Minutat dhe rastet e pjesës së dytë
50’ – Rast ideal për Skënderbeun. Është një gabim në mbrojtjen mike dhe Estrela përfiton, shkon në zonë të gjuajë dhe portieri Dani bën mrekullinë duke e dërguar topin në këndore. Shpëton Burreli.
62’ – Skënderbeu për pak sa nuk shënon të dytin. Është Ukici që gjuan dhe vetëm traversa shpëton miqtë nga goli.
64’ – Është minuta që vjen edhe goli i dytë. Kombinim perfekt, Estrela-Shaqe-Tayo dhe ky i fundit shënon përballë portës. 2-0 për Skënderbeun.
92’ – Çuçka shënon edhe golin e tretë dhe mbyll ndeshjen me shifrat 3-0.
“KORÇA BOOM”



















