Egnatia-Skënderbeu, 5.03 milion euro-2.08 milion euro / Egnatia dyfish më e shtrenjtë se Skënderbeu
- Korca Boom
- Aug 22, 2023
- 1 min read
Tashmë është zyrtare, në datën 26 gusht starton superliga dhe “Korça Boom” sjell statistikat e para të përballjes së parë të superligës për Skënderbeun, atë ndaj Egnatias.
Është hera e parë ndoshta në histori që një klub me emër të vogël si Egnatia në përballjen që ka me Skënderbeun, nga shifrat është më lart se korçarët. Në këtë mënyrë, Egnatia në total si skuadër, pra të gjithë futbollistët rrogozhinas, vlejnë 5.03 milion euro, ndërkohë që Skënderbeu i gjithë vlen 2.08 milion euro.
Pra, më shumë se dyfish e gjysmë vlen ekipi vendas dhe sigurisht që kjo tregon se ka lojtarë me vlerë më të lartë në treg.
Të gjitha këto shifra vijnë nga transfermarket, ndërkohë që pa diskutim Skënderbeu që sapo është rikthyer në superligë, do të kishte shifra më të ulëta dhe të gjitha statistikat favorizojnë vendasit në letër, por Sknderbeu është Skënderbe.
Shikoni edhe foton më poshtë që tregon vlerën e Egnatias dhe Skënderbeut…

