top of page

ZYRTARE / Skënderbeu-Elbasani luhet sot ora...!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 2, 2023
  • 1 min read

Korçarët do të zhvillojnë sot miqësoren e rradhës, është e parafundit sipas planit të drejtusve dhe kjo ndeshje miqësore do të startojë në orën 18:30, ndryshe nga oraret e miqësoreve të tjera.

Kampionati po troket, ethet kanë filluar dhe kjo është normale. Të gjithë janë me sy e veshë nga Skënderbeu dhe duan të shikojnë se deri ku shkon ky ekip dhe miqësoret janë një test mjaft i mirë.

Tashmë është mësuar edhe ora se kur do të luhet kjo miqësore. Nga drejtuesit është vendosur që të luhet sot në orën 18:30 Skënderbeu - Elbasani. Do të jetë një miqësore e fortë, kjo për atë se Elbasani është një ekip me shumë afrime.


Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Helzag 3-1

Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi

Skënderbeu - Dinamo 1-1

Shënues: Prençi / Denisson

Skënderbeu - Malisheva 1-1

Shënues: Liço / Syla

Skënderbeu - Vora 1-1

Shënues: Rashica / Meta

Skënderbeu - Elbasani 02 gusht (Ora 18:30)

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht


bottom of page