Skënderbeu, firmos edhe me Muharem sulmuesin e Strugës
- Korca Boom
- Jun 16, 2023
- 1 min read
Vjen goditja e dytë për korçarët 22 vjeçari nga Shkupi
Pas portierit Ali, që do të lerë tashmë Italinë për të mbërritur në Korçë mësohet edhe goditja e radhës për bardhekuqtë. Suhejlj Muharem është blerja e radhës për Skënderbeun, futbollist që ishte pjesë e Strugës në Maqedoni.
Futbollisti që akoma nuk ka mbushur 22 vjeç, ka qenë pjesë e kombëtareve të moshave të Maqedonisë që në moshën 17-vjeçare deri 21 vjeç. Struga ka qenë ekipi maqedonas që luante Muharem si sulmues krahu, ndërkohë që këtë sezon ka shënuar 3 gola edhe pse ka luajtur në 15 ndeshje dhe plot 683 minuta.
Muharem ka nisur karierën me Shkupin. Më pas kaloi te Renova po në Maqedoni, për tu rikthyer sërish te Shkupi. Dy vite më parë ka qenë pjesë e Rabotniçkit, ku qëndroi pak kohë dhe që më 1 shtator të 2021-it deri në këto momente ka qenë pjesë e Strugës.
Pas portës, Skënderbeu forcon në këtë mënyrë sulmin, ndërkohë që blerjet e reja sapo kanë filluar. Në ditët në vazhdim pritet të mësohen të tjera afrime në radhët e Skënderbeut.
