top of page

Skënderbeu: Firmos Moraes edhe një sezon bardhekuq

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 23, 2023
  • 1 min read

Junior Moraes pranon të vishet bardhekuq. Skënderbeu dhe Takaj me “marsh” të shtatë në merkato


Skënderbeu dhe presidenti Ardjan Takaj duket po ecin me “marsh” të 7-të në merkaton verore, pasi moment pas momenti vijnë lajme të reja nga kampi bardhekuq. “Korça Boom” zbulon sërish që braziliani Junior Moraes ka pranuar orët e fundit të firmosë kontratën edhe për një sezon tjetër me Skënderbeun.

Kujtojmë që Moraes u rikthye te Skënderbeu në merkaton e janarit dhe dha edhe ai kontributin e tij për ngjitjen e Skënderbeut në superligë. Por pas përfundimit lojtari u largua në vendlindje dhe ishte “Korça Boom” që bëri të ditur se Hektor Idrizaj dhe Junior Moraes ishin pa kontratë dhe në pritje për bisedimet me presidentin Ardjan Takaj.

Pa mëdyshjen më të vogël, Junior Moraes ka pranuar të vishet bardhekuq dhe nuk ka hezituar të rikthehet sërish te skuadra e Skënderbeut.

Një tjetër firmë e rëndësishme për Skënderbeun, ndërkohë që në këtë merkato presidenti Takaj po “vrapon” të plotësojë ekipin me firmat e atyre që vijnë për herë të parë, por edhe me lojtarët që u kishte përfunduar kontrata.



bottom of page