Skënderbeu fitorja e parë në miqësore: Shaqe dhe Rashica nderojnë bardhekuqtë
- Korca Boom
- Jul 18, 2023
- 1 min read
Korçarët kanë fituar në testin e mbrëmshëm ndaj Voska Sport 2-0, duke arritur në këtë mënyrë fitoren e parë në këtë fazë përgatitore. Voska Sport, ishte skuadra maqedonase e cila ka siguruar elitën e futbollit të shtetit fqinj në këtë sezon dhe ushtori nga ana e vet drejt Korçës pas dy fitoreve radhazi.
Skënderbeu dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç është në ndërtim e sipër, ndërkohë që dje ishte reshtuar në fushë me këtë formacion: Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Shaqe, Janaqi, Liço, Pecani, Muharem, Rashica, Nikaj.
Pjesa e parë ka qenë e mirë për Skënderbeun, teksa po në këtë pjesë do të shënoheshin edhe dy golat e fitores. Shaqe ka shënuar golin e parë, ndërkohë që i dyti u shënua nga Rashica në këtë pjesë dhe 45 minutat e para përfunduar 2-0.
Edhe pse u luajt pjesa e dytë e takimit rezultati mbeti i pandyshuar, ndërkohë që pjesa e dytë foli thuajse e gjitha për miqtë që kishin disa raste të pastra shënimi, madje goditën edhe shtyllën në minutat e fundit me një goditje dënimi.
Në këtë mënyrë Skënderbeu fiton miqësoren ndaj Voska Sport vetëm në 45 minutat e pjesës së parë, por që kujtojmë që Skënderbeu është në formatim e sipër, pasi Gvozdenoviç pret të vijnë edhe shumë prurje të tjera.
