Skënderbeu-Flamurtari-Bilishti, turne në juglindje…
- Korca Boom
- Jul 8, 2023
- 1 min read
Për disa ditë me radhë në juglindje të vendit u zhvillua një turne disaditor me pjesëmarrjen e ekipeve nga Vlora, Korça, Young Boys dhe Bilishti.
Kanë qenë disa skuadra pjesëmarrëse U-9, U-11, U-13 dhe U-15, që janë përballur me njëra-tjetrën. Ndeshjet janë zhvilluar në fushat sportive të qytetit të Korçës dhe atë të Bilishtit.
Mësohet se në këtë aktivitet kanë luajtur edhe djemtë e ekipit privat Young Boys të Hektor Kapllanit.
Kjo foto që shikoni më poshte vjen nga ky turne që ka qenë vërtet shumë i vlefshëm për këta futbollistë të vegjël që janë ndeshur me moshatarët e tyre nga qytete të ndryshme.
Falenderim special për djemtë e Flamurtarit, Skënderbeut dhe Bilishtit.
Suksese djema…!
