Skënderbeu-Flamurtari sot testi i radhës në orën …!
- Korca Boom
- Aug 7, 2023
- 1 min read
Erdhi dita e miqësores së radhës për Skënderbeun dhe pikërisht sot në orët e pasdites Skënderbeu do të zbresë në fushë për t'u përballur këtë herë me Flamurtarin.
Sipas klubit bardhekuq, ndeshja e sotme do të startojë në orën 18:30, orar që u luajt edhe miqësorja e fundit ndaj Elbasanit.
Është një miqësore që do të vlejë shumë për futbollistët, pasi janë në përgatitjet e fundit dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç do të shikojë edhe njëherë formën që kanë futbollistët pas 6 javësh përgatitjeje në fazën përgatitore.
Skënderbeu në 4 miqësoret e fundit ka 4 barazime dhe sigurisht që sot do të kërkojë t'u rikthehet fitoreve, pasi fitorja e parë ka qenë ajo ndaj maqedonasve të Voska Sport 2-0.
Pritet që sot numri i sportdashësve të jetë edhe më i madh në shkallët e stadiumit, pasi tashmë skuadra ka filluar të marrë “aromën” e superligës që është në prag.
Me pak fjalë, sot ora 18:30, në stadiumin “Skënderbeu” do të luhet takimi Skënderbeu-Flamurtari.
