Skënderbeu gati huazimet e para te Burreli dhe Pogradeci
- Korca Boom
- Aug 4, 2023
- 1 min read
Jo të gjithë ata që janë tek korçarët do të jenë pjesë për sezonin. Kjo jo për atë se janë pa vlera, por që organika e tillë është, për vetëm 25 futbollistë.
Pra, një pjesë e atyre që janë nën kontratë nuk do ti shkëpusin marëdhëniet me ekipin, por që nuk do të luajnë me fanelën e Skënderbeut për momentin.
Nga sa është mësuar destinacioni i tyre do të jetë në dy ekipe, së pari tek liqenorët dhe tek ekipi i Burrelit. Ne kemi mundur të mësojmë emrat e futbollistëve, por janë thjesht propozime, pasi klubi do të respektojë edhe dëshirat e futbollistëve.
