top of page

Skënderbeu: Gvozdenoviç 10 vite më parë lojtar, sot trajner

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 24, 2023
  • 1 min read

Kjo foto që shikoni më poshtë është shkrepur 10-të vite më parë në stadiumin “Skënderbeu”. Ivan Gvozdenoviç dhe Jorgo Pantazi të dy janë duke pozuar me një fanelë me numrin 78-të, numër që Ivani e mbante kur ka qenë lojtar i Skënderbeut.

Jorgo Pantazi ka qenë fizioterapisti i Skënderbeut, ndërkohë që Gvozdenoviç në rolin e mbrojtësit te Skënderbeu.

Foto që bën dallimin e para 10-të viteve me ditën e sotme. Ivan Gvozdenoviç sot mban postin e trajnerit të Skënderbeut dhe padiskutim që ka marrë një detyrë të vështirë për të drejtuar këtë skuadër në ligën superiore.

Si lojtar Ivani ka marrë notën 10-të dhe këtë notë të gjithë dëshirojmë që serbi të marrë edhe në krye të pankinës.



bottom of page