top of page

Skënderbeu: Gvozdenoviç, ja testet për të tijtë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 8, 2023
  • 1 min read

Para provës të së vërtetës, do të jenë futbollistët e Skënderbeut në ditët në vazhdim.

Gjithçka fillon që ditën e sotme ku do fillohet me testet e përgatitjes fizike. Është mësuar se Gvozdenoviç dhe preparatori atletik Denis Hajdini kanë qëndruar së bashku për disa orë dhe kanë përpunuar testet fizike.

Në këtë mënyrë gjithçka nis për të parë se ku është gjëndja e futbollistëve dhe ku duhet të përqëndrohet puna gjatë fazës përgatitore në aspektin fizik.

Pas këtyre testeve të para do të kalohet në testet e forcës, ku ekipi do të jetë në një prej sallave. Natyrisht finalja është ajo çka do të jepet në fushë nga ana teknike. Pas këtyre testeve do të jepet edhe një përgjigje përfundimtare, se kush do të veshë fanelën e Skënderbeut



bottom of page