top of page

Skënderbeu i U-19 dhe ndeshja kundër Laçit, Takaj me ekipin përpara sfidës me Aston Villën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 30
  • 1 min read

Presidenti i Skënderbeut, Ardjan Takaj, do të jetë nesër në Korçë për të mbështetur ekipin e tij për dy arsye. Së pari, ai do të jetë pranë ekipit të tij të U-19, i cili do të luajë në kampionat kundër Laçit dhe po përgatitet për ndeshjen me Aston Villën.


Por kjo nuk është arsyeja e vetme. Ardhja në Korçë lidhet edhe me faktin se ai do të jetë pranë ekipit të parë pas humbjes së parë në këtë sezon nga Kastrioti. Kjo humbje nuk ka lënë një shenjë të mirë dhe ka ndikime të veta në ekip.


Prezenca e Takajt natyrisht që forcon ekipin dhe rrit përgjegjësinë e lojtarëve. Gjithashtu, ai do të ketë një takim me futbollistët, një praktikë që Taklaj e përdor zakonisht para ndeshjeve, veçanërisht në momente delikate.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page