Skënderbeu i vetmi ekip që përfaqëson jugun e Shqipërisë në superligë
- Aug 7, 2023
- 1 min read
10 skuadra në superligën e këtij sezoni, ku padyshim që “ligjin” e bën Shqipëria e mesme përsa i përket përfshirjes në hartën e Shqipërisë.
Janë Tirana, Partizani, Dinamo, Teuta, Egantia, Erzeni, të gjitha ekipet që janë shumë pranë gjeografikisht.
Më pas veriu i vendit përfaqësohet me tre ekipe, ku Vllaznia, Kukësi dhe Laçi, janë treshja që padyshim përfaqësojnë veriun e Shqipërisë.
Dhe, jugu i Shqipërisë këtë sezon do të jetë vetëm me një përfaqësues.
Do të jetë Skënderbeu skuadra e vetme që mbetet në jug të Shqipërisë dhe sigurisht që të gjitha skuadrat përballen pranë njëra-tjetrës, ndërkohë që Skënderbeu do të vuajë më shumë me udhëtimet për të mbërritur sa në Shqipërinë e mesme, në veri të vendit.
Gjithsesi, Skënderbeu ka treguar gjithmonë që është atje një emër i madh dhe edhe pse i vetëm do të luftojë për objektivat e veta që ka në këtë superligë dhe që është një vend në mesin e tabelës së superligës.
















