Skënderbeu ide të mira në organizim, por nuk finalizon dot…
- Korca Boom
- Aug 3, 2023
- 1 min read
Në miqësoren e djeshme ndaj Elbasanit, është dëgjuar trajneri Ivan Gvozdenoviç që ka ngelur i pakënaqur, në shumë prej aksioneve pa finalizim nga të tijtë.
Kjo jo vetëm në veprimet sulmuese, por edhe në veprimet në mesfushë. Gvozdenoviç, për këtë ka deklaruar: “Kam parë ide shumë të mira në veprimet në fushë, por duhet finalizim si në pasin final, ashtu edhe në goditje drejt portës”.
Të shpeshta kanë qënë kërkesat e trajnerit ndaj të tijve që duhet të jenë më të përqëndruar në veprime.
