Skënderbeu: Ikin 3 të parët që nuk e kalojnë provën, 3 të tjerë ikin sot
- Korca Boom
- Jul 9, 2023
- 1 min read
Duket se ka qënë aventurë e shkurtër për disa futbollistë tek Skënderbeu. Në momentin e parë që korçarët ishin duke ndërtuar ekipin, ka pasur një ardhje të shumë futbollistëve të cilët ishin në test provë.
Por, pasi kanë qëndruar për më shumë se 10 ditë në pocesin stërvitor, ka qënë stafi drejtues që tre futbollistë nuk i ka përfshirë në planet e vazhdimësisë dhe ata me mirëkuptim janë larguar. Gjithsesi ka qënë një vlerësim për ta që të ishin nën vëzhgimin e korçarëve.
E ndërsa stafi teknik nuk do të mjaftohet me kaq, sepse ditën e sotme do të jenë edhe tre futbollistë të tjerë që do të pësojnë të njëjtin fat, por ata do të kenë një shans më shumë dhe kjo lidhet me ndeshjen brenda grupit që do të zhvillohet pasditen e sotme.
Nga sa mësohet mundësitë e tyre janë minimale, për të pasur një vazhdimësi. Për arsye etike “Korça Boom” ka vendosur të mos i bëjë publik emrat e të larguarve, ndërkohë që sot të gjashtë emrat do të deklarohen nga ana e klubit, duke mbyllur në këtë mënyrë aventurën te Skënderbeu.
