Skënderbeu, ja cilët pritet të firmosin…!
- Korca Boom
- Jun 20, 2023
- 1 min read
Rashica firmos nga ora në orë. Korçarët e kanë ndarë mendjen. Pas blerjeve të deritanishme pritet një mesfushor dhe një mbrojtës
“Korça Boom” një ditë më parë bëri të ditur lajmin se Ermir Rashica do të jetë blerja e radhës e Skënderbeut dhe edhe sot konfirmohet se firma e kosovarit te Skënderbeu është çështje orësh. Madje burime pranë portalit tonë bëjnë me dije se Rashica është bindur dhe te bardhekuqtë e quajnë të mbyllur kalimin e 19-vjeçarit në radhët e Skënderbeut.
Ndërkohë që Rashica quhet përpara kohe pjesë e Skënderbeut, të gjithë do të pyesnin: Kush e ka radhën?
“Korça Boom” mëson në këto momente se dy firma do të jenë ato të radhës. Bëhet fjalë për një mesfushor dhe një qëndërmbrojtës. Sot e shumta deri nesër do të zbulohen edhe emrat e tyre, ndërkohë që me këto dy afrime që pritet që të vijnë me shumë mundësi nga Kosova, apo edhe nga superliga shqiptare, merkatoja të jetë drejt fundit, pa përjashtuar edhe ndonjë goditje tjetër.
Skënderbeu është duke lëvizur me shpejtësi për të mbyllur sa më parë blerjet që janë vëzhguar tashmë nga Ardjan Takaj dhe janë miratuar edhe nga trajneri Ivan Gvozdenoviç.
