Skënderbeu, ja kur do ta luajë miqësoren e parë…!
- Korca Boom
- Jul 3, 2023
- 1 min read
Pjesë e përgatitjeve tek korçarët janë edhe miqësoret. Të gjithë sportdashësit presin të shikojnë ekipin e ri.
Por vëmendja e stafit është së pari te të afruarit. Ndërkohë në këto momente burime pranë stafit teknik mësojnë se nuk do të ketë shpejt miqësore. Ato do të vonohen pak për faktin se grupi nuk është i plotë dhe mendohet që në javën e dytë të këtij muaji të kemi një takim miqësor, pra javën e ardhshme.
Por vështirësi ka edhe për faktin se të tre ekipet e Prefekturës së Korçës nuk janë formuar akoma dhe në të tilla raste duhet të kemi ekipe më të dobëta se Skënderbeu.
Natyrisht që kohë ka thonë drejtuesit e klubit dhe pas kësaj jave që fillon sot do të flitet më qartë për ndeshje miqësore.
