Skënderbeu, ja llogaritë për javën e fundit/ Korçarëve u duhet vetëm...
- Korca Boom
- Apr 20
- 1 min read
Të dielën e ardhshme më 27 prill luhet java e fundit e superligës dhe duket se e gjithë vëmendja do të jetë në stadiumin “Skënderbeu”, ku bardhekuqtë presin Bylisin dhe është kjo ndeshje që sjell verdiktet finale përsa i përket fundit të tabelës së klasifikimit për 4 skuadrat e vendeve të fundit, Laçit, Tiranës, Skënderbeut dhe Bylisit.
Themi këtë pasi është Skënderbeu që ka fatet e fundtabelës dhe një fitore e Skënderbeut do të bënte që bardhekuqtë të shpëtonin dhe llogaritë për kategorinë e parë të shkonin për skuadrat e tjera. Skënderbeut me Bylisin i bën punë vetëm fitorja dhe kjo nuk diskutohet, pasi Tirana dhe Laçi mund të fitojnë ndeshjet e tyre dhe nëse Skënderbeu humbet e kalojnë me pikë.
Edhe nëse Skënderbeu barazon sërish ka avantazhe Tirana që nëse fiton e barazon Skënderbeun dhe me ndeshje direkt bardheblutë janë më mirë.
Të gjitha llogaritë shkojnë te fitorja e Skënderbeut, si alternative e vetme të dielën e ardhshme, ndërkohë që ballshiotëve u intereson edhe barazimi në këtë transfertë.
Një ndeshje si kjo mes Skënderbeut dhe Bylisit do t'i ketë të gjtiha fatet e sezonit në dorë, prandaj mbeten edhe 7 ditë që gjithë qyteti të jetë në stadium në mbështetje të Skënderbeut.
JAVA 36
Vllaznia – Laçi 27.04.2025 15:30
Dinamo City – Tirana 27.04.2025 15:30
Teuta – Egnatia 27.04.2025 15:30
Skënderbeu – Bylis 27.04.2025 15:30
Partizani – AF Elbasani 27.04.2025 15:30
“KORÇA BOOM”
