top of page

Skënderbeu ja merr “dorën” barazimeve 1-1 edhe me Malishevën

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 27, 2023
  • 2 min read

Skënderbeu - Malisheva 1-1

Shënues: Liço 50’ (11-m) / Syla 83’

Skënderbeu: Alia, Frashëri (Gerco 59’), Shaqe (Zenullari 72’), Prençi, Ramos, Merlim (Pecani 51’), Liço, Janaqi (Vangjeli 51’), Suhejl (Moses 59’), Nikaj (Lika 67’, Ali 85’), Rashica (Beçka 78’). Trajner: Ivan Gvozdenoviç

Malisheva: Gashi, Pira, Veliu, Kryeziu, Licina, Ferati, Mustafa, Brruti, Hazrrollaj, Nba Aye, Aliu. Trajner: Senad Alrifa (U aktivizuan: Zogaj, Xhaka, L. Morina, Ulluri, Aliu, Haderxhonaj, Syla)

Gjyqtarë: Ervin Kotomelo, Bariokels Hamzaj, Jetmir Potka (Korçë)

Kartonë të verdhë: Liço, Nikaj, Prençi / Ferati, Licina


Skënderbeu shënon barazimin e dytë radhazi në miqësore. Pas barazimit 1-1 ndaj Dinamos edhe sotnë në mbrëmje djemtë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç kanë shënuar një tjetër barazim 1-1, këtë herë ndaj Malishevës së Kosovës.

Me ulje e ngritje ka qenë 90 minutëshi i këtij testi, teksa loja e Skënderbeut nuk ka qenë si ndaj dinamovitëve. Vetëm në pjesën e dytë janë shënuar të dy golat, teksa korçarët shënuan me 11-metërsh dhe pak përpara fundit barazojnë miqtë nga Kosova.

Barazimi i dytë në po kaq miqësore, por që gjithsesi Gvozdenoviç po provon të tijtë në këtë fazë përgatitore.


KRONIKA E NDESHJES

12’ - Rasti i parë u takon miqve nga Kosova. Është Mustafa që gjuan në një goditje dënimi nga jashtë zonës dhe Alia grushton në këndore.

16’ - Një rast tjetër i pastër për miqtë. Është po Mustafa që gjuan rezikshëm dhe Alia bën mrekullinë duke e grushtuar topin në këndore.

22’ - U desh gjysma e pjesës së parë që Skënderbeu të shfaqet. Është Juri Merlim që gjuan nga largësia dhe pret portieri mik Gashi.

23’ - Rast ideal për Malishevën. Pas një goditje nga këndi është Kryeziu i ardhur nga mbrojtja që gjuan me kokë në planzhon e sipër dhe Alia bën mrekullinë me grushtimin e topit, duke shpëtuar një gol të sigurtë.

31’ - Një marrje e bukur nga Nikaj dhe një rast I bukur për ekipin e Skënderbeut. Topi largohet nga mbrojtja mike në goditje nga këndi.

33’- Ndërhyrje e gabuar nga ana e Licos.

35’ - Goditje denimi në favor të Skënderbeut. Gjyqtari nxjerr kartonin e verdhë për protesta, ndëshkohen Licina dhe Ferati për Malishevën.

45’ - Pjesa e parë mbyllet me një rast të rezikshëm për miqtë. Hazrrollaj qeth tranversën e Skënderbeut.

49’ Nikaj hyn në zonë dhe në dyluftim me mbrojtësin mik pengohet. Për arbitrin ka penallti.

50’ - Ekzekutimin e merr përsipër Dean Liço që përballë Gashit nuk gabon dhe kalon Skënderbeun në avantazh.

52’ - Sërish të rezikshëm miqtë nga Malisheva. Hazrollaj godet fort nga brenda por nuk ka shënjestrën e duhur.

58’ - Tjetër rast i rrezikshëm për Malishevën, me një goditje nga krahu i djathtë i sulmit, por që sërish Alia është i pakalueshëm.

60’ - Prençi del me topin në kembë deri në zonën kundërshtare, shërben për Rashicën me këtë të fundit që gjen Moses në krahun tjetër por goditja e ganezit është e dobët.

83’ - Gabim i mbrojtjes korçare. Është Syla për miqtë që i vetëm përballë portës harrohet nga mbrojtja dhe shënon golin e barazimit.

Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Helzag 3-1

Shënues: Hysolli, Beçka, Sevio / Shahinasi

Skënderbeu - Dinamo 1-1

Shënues: Prençi 90+1’ / Denisson 15’

Skënderbeu - Malisheva 1-1

Shënues: Liço 50’ (11-m) / Syla 83’

Skënderbeu - Vora 30 korrik

Skënderbeu - Elbasani 02 gusht

Skënderbeu - Flamurtari 07 gusht


bottom of page