Skënderbeu: Ja sa futbollistë pritet të vijnë javën e ardhshme…!
- Korca Boom
- Jul 15, 2023
- 1 min read
Java e ardhshme do të jetë edhe java më vendimtare për Skënderbeun, pasi pritet të vijnë edhe e pakta tre futbollistë të tjerë.
Zhordan Fleçer është futbollisti që ka firmosur së fundi Skënderbeun dhe vetë drejtuesit e klubit kanë lajmëruar që nga java e ardhshme pritet udhëtimi i tij nga Xhamajka në drejtim të Shqipërisë për tu bashkuar me Skënderbeun.
Një tjetër lojtar që pritet të vije të bardhekuqtë është edhe Randi. Ka ditë të tëra që mbrojtësi ka lajmëruar se do të vijë, por nuk është dukur dhe stafi teknik mezi e pret, për faktin se duhet të arrijë formën e tij deri në startin e superligës dhe koha nuk është e gjatë.
Po ashtu përveç këtyre futbollistëve mendohet që të vijë po javën e ardhshme edhe Juri Merlim. Braziliani është ai që ka shanse të mëdha ta mbyllë me Skënderbeun dhe do të jetë një pikë kyçe në mesin e fushës.
Përveç këtyre tre lojtarëve, pritet edhe ndonjë tjetër, ç’ka do të thotë se bardhekuqtë nga java e ardhshme do të fillojnë të mbushen.
