top of page

Skënderbeu, ja si do të rreshtohet sot ndaj Egnatias. Mësoni emrat…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 26, 2023
  • 1 min read

Erdhi momenti që Skënderbeu të zbresë në fushë, madje jo më shumë se ora 17:00 e ditës së sotme. Egnatia-Skënderbeu është përballja që do të hapë siparin e superligës për këtë sezon.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç thuajse e ka mbyllur në mendjen e tij formacionin që do të rreshtojë sot në fushë nga starti, ndërkohë që gjatë gjithë kësaj jave edhe në seancat stërvitore, ka provuar të njëjtët lojtarë.

Në këtë mënyrë “Korça Boom” u jep mundësinë që të shikoni emrat e futbollistëve dhe rreshtimin në fushë që me 90% do të ketë Skënderbeu sot në fushë.

3-5-2 do të jetë skema e bardhekuqve ndaj rrogozhinasve, teksa me këtë rreshtim, në portë do të shikojmë padiskutim Marko Alia.

Në mbrojtje, treshja që pritet ta fillojë nga minuta e parë, do të jetë kapiteni Frashëri në të djathtë, Prençi në qendër dhe Klevis Shaqe do të jetë fubollisti i krahut të majtë.

Mesi i fushës do të jetë edhe reparti më i ngjeshur, ku Randi dhe Rabiu do të jenë përpara mbrojtjes dhe në krahun e djathtë Gerco dhe Merlim në të majtë, do të jenë lojtarët që do të kenë edhe shërbimin e Dean Liço pak më përpara që do të ndihmojë sa mesin e fushës, por edhe sulmin.

Në majë të sulmit do të kemi dyshen Fleçer-Rashica, por në mëdyshje është edhe Nikaj.

Ky pak a shumë do të jetë 11-shja e Skënderbeut sot ndaj Egnatias, gjithmonë nëse Gvozdenoviç nuk ka ruajtur ndonjë surprizë të vogël, por që gjasat janë jo shumë të mëdha për të ndodhur.


Skënderbeu 3-5-2

Alia

Frashëri Prençi Shaqe

Gerco Randi Rabiu Merlim

Liço

Nikaj (Fleçer) Rashica




bottom of page