Skënderbeu ka mbyllur merkaton e portës, Rexhepi!? Thjesht thashethem…!
- Korca Boom
- Jul 15, 2023
- 1 min read
Updated: Jul 20, 2023
Absolutisht që ka qenë “Korça Boom” e para që ka gjetur lajmet e reja të Skënderbeut dhe e tillë do të vazhdojë të jetë edhe në ditët në vazhdim, madje deri në ditët e fundit të merkatos.
Edhe sot ka qarkulluar një tjetër lajm i rremë, që thjesht çorienton tifozërinë dhe asgjë më shumë se kaq. Bekim Rexhepi ish-portieri i Skënderbeut është përfolur që mund të jetë një optison për bardhekuqtë pas largimit nga Partizani.
Por drejtuesit e klubit për “Korça Boom” e deklarojnë fort që merkatoja e portës është mbyllur dhe nuk pritet asnjë portier, qoftë edhe rezervë: “Nuk kemi nevojë për portier, kushdoqoftë ai. Marko Alia është portieri që ka firmosur për 3 vite me Skënderbeun dhe me ardhjen e tij është mbyllur ç’do hamendësi tjetër. Këto janë që do mund të kemi opsion këtë apo atë, janë thjesht të rreme,” - deklarojnë për “Korça Boom” drejtues të klubit bardhekuq.
Në këtë mënyrë, lajmet që qarkullojnë në lidhje me Rexhepin që është opsion, janë thjesht lajme që nuk kanë lidhje me Skënderbeun.
Korçarët perveç Marko Alia, që kujtojmë se është titullari i portës, ka edhe dy portierë të tjerë rezervë, Alliu dhe Dervishaj. Porta ka qenë reparti i parë që te juglindorët ka mbyllur me kohë merkaton.
