Skënderbeu ka “plan B”. Pritet surprizë në ditët e fundit të merkatos...!
- Korca Boom
- Aug 19, 2023
- 1 min read
Nuk mund të thuhet akoma se merkatoja e korçarëve është e mbyllur. Edhe pse janë bërë afrime të shumta duket se ka një plan rezervë tek korçarët.
Kjo lidhet me faktin që Skënderbeu po punon për të afruar ndonjë futbollist në çastet e fundit. Nga përvoja, drejtuesit e Skënderbeut e dinë që nuk duhet të nxitohen dhe në ditet e fundit mund të afrosh edhe futbollistë cilësorë.
Është një “lojë” pritjeje edhe nga vetë futbollistët për të parë se deri ku do të shkojnë limitet e kërkesave të tyre, qoftë edhe financiare.
