Skënderbeu: Kjo, java vendimtare për merkaton…
- Korca Boom
- Jul 17, 2023
- 1 min read
Nga sot Skënderbeu fillon javën vendimtare përsa i përket merkatos verore. Njëkohësisht nga sot fillon edhe java e 4-t e fazës përgatitore dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe stafi i tij presin që Skënderbeu të mbushet përsa i përket afrimeve.
Edhe një ditë më parë vetë njëshi i pankinës e bëri të qartë që këtë javë vijnë disa lojtarë dhe me ardhjen e tyre Skënderbeu fillon merr dhe formë.
Nga sot do të vendoset edhe për mesfushorin Juri Merlim, brazilianin që pritet të kthejë përgjigje nga ora në orë, nëse do të bashkohet apo jo me Skënderbeun.
Janë të paktën 4-ër lojtarë që do të vijnë te bardhekuqtë këtë javë dhe me ardhjen e tyre më pas do të shikohet nëse do të ketë nevojë për 2-3 afrime të fundit.
Pra, Skënderbeu dhe Gvozdenoviç janë me sy e veshë nga “dera” se kush do të hyjë te korçarët si afrime të reja.
