SKËNDERBEU: Klubi biletat falas të dielë/ Tifozët gati të mbushin stadiumin
- Korca Boom
- Apr 24
- 1 min read
E kishte paraprirë portali ynë prej ditësh që duhet të kishim hyrje falas për tifozët dhe duket se klubi ka marrë vendimin e duhur. Ditën e djeshme nëpërmjet një postimi në faqen e vet zyrtare klubi “Skënderbeu” ka nxjerrë njoftimin se për këtë ndeshje do të jenë dy tribuna falas. Bëhet fjalë për Tribunën C dhe Tribunën D.
Ndërkohë që me Tiranën ishte vetëm Tribuna C pa biletë, tashmë është hapur edhe anësorja, pra Tribuna D.
Kjo u jep mundësi të gjithëve që të jenë të stadium të dielë, për të mbështetur Skënderbeun.
Një zgjidhje që në fakt klubi bardhekuq duhet ta bëntë duke parë rëndësinë e këtij takimi, ndërkohë që radhën tashmë e kanë tifozët që duhet të jenë sa më të shumtë në stadium ditën e dielë, pasi Skënderbeu ka shumë nevojë për mbështetjen e tyre.
Pas njoftimit që hyrja është falas për këto dy pjesë të tribunave, janë tifozët që po organizohen, në mënyrë që të jenë po kaq të organizuar sa me Tiranën.
Njoftimi i KF Skënderbeu:
Ndeshja e rradhës
Skënderbeu - Bylis
E Dielë, 27 prill | Ora 15:30
Stadiumi “Skënderbeu”
Ju njoftojmë se për këtë ndeshje në Tribunat C dhe D hyrja do të jetë falas.
Të gjithë së bashku për 3 pikë!
“KORÇA BOOM”
