top of page

Skënderbeu konfirmon miqësoren e 3, ndaj Malishevës më…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 14, 2023
  • 1 min read

Nuk kanë të ndalur kërkesat e ekipeve për t’u përballur me Skënderbeun në takime miqësore. Të shumta kanë qënë në ditët e fundit kërkesat dhe korçarët janë detyruar të bëjnë edhe një grafik me ekipet.

Të hënën e 17 korrikut është miqësorja e parë zyrtare më Voska Sport, më pas me Flamurtarin dhe kofirmohet edhe miqësorja e tretë. Kështu më datën 27 korrik në Korçë do të jetë miqësorja më ekipin e Malishevës.

Një mundësi më shumë për stafin e korçarëve për të parë se si do të jetë gjendja e futbollistëve, por edhe për të vendosur përfundimisht mbi listën e Skënderbeut.

Ekipi I Malishevës nuk mund të mos zhvillonte një test të tillë edhe më Skënderbeun, duke pritur tashmë 27 korrikun për të ndjekur miqësoren, Skënderbeu-Malisheva.

Miqësoret e konfirmuara të Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 17 korrik

Skënderbeu - Flamurtari pa datë

Skënderbeu - Malisheva 27 korrik



bottom of page