top of page

Skënderbeu: Ky do të jetë viti i mesfushorit korçar Dean Liço…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 7, 2023
  • 1 min read

Skënderbeun të gjithë ndoshta e nënvleftësojnë si skuadër këtë sezon, por një gjë është e sigurt, që këtë superligë skuadra korçare do të luajë me aq shumë talente të së ardhmes, ndoshta sa asnjë skuadër tjetër. Themi këtë, pasi në grupin e Skënderbeut ka lojtarë me shumë talent dhe që pritet të shpërthejnë po në këtë sezon.

Njëri prej tyre është Dean Liço. Mesfushori bardhekuq këtë vit do të luajë me Skënderbeun në superligë dhe sigurisht që pritshmëritë për një shpërthim të tijin, janë më shumë se të mëdha.

Ka treguar formë shumë të mirë deri tani dhe Liço pritet të jetë shtylla kryesore e Skënderbeut në mesin e fushës. Një lojtar më shumë se i talentuar dhe ka kulmin e moshës për t’u rritur në lojë dhe më pas për të ndihmuar shumë skuadrën drejt sukseseve që priten tashmë.

Dean Liço është 23-vjeç dhe kujtojmë që nga moshat e Skënderbeut, udhëtoi për të qenë pjesë e Leganes B, më pas, Sporting U-19, Lacio U-19, Askoli, Partizani, për të mbërritur më pas te Skënderbeu, plot një vit më parë.

Vitin që kaloi Liço luajti me Skënderbeun në kategorinë e parë, ndërkohë që këtë sezon do të jetë në superligë.

Dhe kjo, e bën Deanin që të tregojë vërtet lojtarin e vërtetë dhe liderin në skuadrën e vendlindjes së tij.

Është vërtet momenti dhe është viti i Dean Liço. Të gjithë kanë besim që do t’ia dalë.



bottom of page