top of page

SKËNDERBEU/ Mësoni listën zyrtare të largimeve! Kapiteni do ta bëjë vetë zgjedhjen e tij…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 1
  • 2 min read

Është portali “Korça Boom” që zbulon hap pas hapi të gjithë të rejat më të fundit që vijnë nga Skënderbeu, ndërkohë që në këto momente po sjellim edhe listën zyrtare të deritanishme me largimet nga Skënderbeu.


Në fakt janë tre emra zyrtare që kanë marrë “valixhet” dhe janë larguar, ndërkohë që një tjetër që zbulohet nga potali ynë, është vetëm mbyllje kontrate dhe nuk mund ta themi të larguar.


Bëhet fjalë për kapitenin Elvis Prençi i cili pas mbylljes së sezonit, mbylli kontratën me Skënderbeun, ndërkohë që sipas klubit tashmë të ardhmen e ka vetë në dorë Prençi, që ka shanse të mëdha të pranojë sërish të vishet bardhekuq. Sipas klubit bardhekuq kapiteni e ka derën e hapur dhe shumë shpejt do të jetë vetë ai që do të vendosë të ardhmen.


Në orët e mëparshme kemi zbuluar emrat e parë të lojtarëve të larguar, ku Felipe, Balaj dhe Sabo janë tre emrat e parë zyrtarë të larguar, ndërkohë që po t'i shtosh edhe Prençin që ka mbyllur kontratën, por akoma nuk ka vendosur për të ardhmen, numri shkon në katër.


A do të kemi të tjera largime nga Skënderbeu?!

Sigurisht që kjo është një pyetje që ngjall interes të madh në këto momente, por që klubi konfirmon se nuk pritet të ketë të tjerë, kjo sepse të gjithë të tjerët kanë kontratë me Skënderbeun dhe nuk mund largohen.


Kjo është shumë pozitive, pasi Skënderbeu thuajse e ka grupin dhe në kategorinë e parë do të futet për të qenë skuadra lidere dhe për t'u ngjitur menjëherë në superligë.


Sigurisht që është portali ynë që zbulon të rejat më të fundit dhe në vazhdim do t'ju njohim edhe më zhvillimet e fundit në klub, duke qëndruar pranë tifozëve në këtë moment aspak të mirë edhe pse skuadra tashmë do të luajë në të parën.

 

Lista e largimeve nga Skënderbeu:

Joao Felipe

Liridon Balaj

Amadou Sabo

Elvis Prençi (përfundoi kontrata)


“KORÇA BOOM”



bottom of page