top of page

SKËNDERBEU: Marko Ramos deklaron largimin/ Ja përgjigja që i ka dhënë klubi!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 11
  • 2 min read

Updated: Jun 13

Ndërkohë që sot në orët e mesditës portali ynë “Korça Boom” zbuloi se Skënderbeu sot e ka mbyllur me një sulmues nga Gana që do të jetë përforcimi i parë veror në vijën e sulmit, në këto momente sjellim edhe përgjigjen që ka marrë Marko Ramos nga ana e klubit.


Pak ditë më parë ka qenë Marko Ramos që deklaroi ekskluzivisht nga Brazili se nuk do të vijë më te Skënderbeu, por ka marrë këtë përgjigje nga ana e klubit.


Marko Ramos ka kontratë edhe për një sezon te Skënderbeu dhe nuk ka shans që të largohet edhe pse ai ka dëshirë. Ramos do të vijë te Skënderbeu më 25 qershor për të vijuar përgatitjet me ekipin bardhekuq në prag të sezonit të ri dhe këtë përgjigje klubi ja ka kthyer edhe vetë Ramosit që ndodhet pranë familjes së tij në këto momente në Brazil.


Në këtë mënyrë, Ramos nuk mund të largohet nga Skënderbeu edhe pse u vetëdeklarua i larguar. Skënderbeu dhe më konkretisht klubi bardhekuq do të mbajë të gjithë grupin e futbollistëve dhe askush prej lojtarëve nuk do të mund të ikë. Të vetmit që mund të ikin, janë një ose dy shitjet që mund të bëjë skuadra në vazhdim, por pjesa më e madhe e grupit do të qëndrojë.


Në këtë mënyrë largimi i Ramosit ka rënë poshtë.  

 

LARGIMET E DERITANISHME:

Liridon Balaj

Joao Felipe

Elvis Prençi

Amadou Sabo

 

Futbollistët që kanë kontratë me Skënderbeun:

 

SKËNDERBEU 2025-2026

Marko Alia

Kristian Roku

Marko Ramos

Luko Vaskuez

Gift Akpama

Ergi Zenullari

Klevis Shaqe

Albi Doka

Kosta Vangjeli

Paolo Estrela

Dejvid Janaqi

Franklin Kamleu

Luquinhas

Skerdi Xhixho

Saleh Nasr

Ardit Nikaj

Bismark Çarls

Foti Çuçka

Tayo Abiodoun


“KORÇA BOOM”


bottom of page