top of page

Skënderbeu / Mbyllen pushimet, sot pasdite skuadra zbret në fushë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 10, 2023
  • 1 min read

Korçarët kanë mbyllur 48 orët e pushimit dhe sot në orën 18:30 do të duhet t’u rikthehen seancave stërvitore.

Ka qenë e hëna, miqësorja me Flamurtarin që mbylli fazën përgatitore të Skënderbeut dhe sot të gjithë duhet t’u rikthehen stërvitjeve, pasi pushimet morën fund.

Qysh pas të hënës lojtarët kosovarë, maqedonas dhe ata shqiptarë, shfrytëzuan në maksimum këtë kohë të shkurtër pushimi dhe udhëtuan për të pushuar pranë familjeve të tyre, ndërkohë që sot të gjithë janë nisur në drejtim të Korçës.

Po ashtu edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç që kaloi këto dy ditë pushimi në Durrës, po rikthehet, për të qenë gati në orën 18:30, pasi të gjithë do të zhvillojnë seancën e parë në aneksin e stadiumit “Skënderbeu”, te fusha me bar natyral.

Do akoma kohë që të startojë superliga dhe më konkretisht ndeshja e parë e kampionatit, pasi dihet që u shty për më 26 gusht, ndërkohë që zyrtarisht sot fillojnë përgatitjet anti-Egnatia.



bottom of page