Skënderbeu me 2 skema loje ndaj Egnatias. Shikoni si mund të rreshtohen bardhekuqtë në fushë…!
- Korca Boom
- Aug 22, 2023
- 1 min read
Egnatia-Skënderbeu tashmë është zyrtare që do të luhet ditën e shtunë dhe do të jetë ndeshja që do të çelë këtë superligë të këtij sezoni, takim që do të startojë në orën 17:00.
Në fakt, kjo përballje është në prag, pasi e shtuna erdhi dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç, thuajse e ka gati 11-shen, me përjashtim të ndonjë dyshimi të vogël. Themi dyshim, pasi sulmuesi Zhordan Fleçer akoma nuk dihet nëse do ta nisë takimin nga stoli, apo nga fillimi. Kjo pasi, akoma xhamajkani nuk është në 100% të tijën dhe gjasat janë që ta nisë nga stoli.
Skënderbeu ka dy skema që do të rreshtohet ndaj rrogozhinasve. Skema e parë është 4-4-2 dhe e dyta 3-4-3.
Më poshtë po ju sjellim të dy skemat dhe si mund të rreshtohet Skënderbeu në fushë ditën e shtunë.
Skënderbeu 4-4-2
Alia
Frashëri Randi Prençi Shaqe
Rabiu
Gerco Liço Merlim
Nikaj Rashica
Skënderbeu 3-4-3
Alia
Frashëri Prençi Shaqe
Randi Rabiu Liço Merlim
Nikaj Fleçer Rashica
