SKËNDERBEU me “katapultë”, +6 nga ndjekësit fillon arratinë!
- Korca Boom
- Oct 4
- 1 min read
Sot janë luajtur katër ndeshjet e mbetura për javën e gjashtë të Kategorisë së Parë. Skënderbeu bëri detyrën duke fituar në shtëpi, teksa triumph korri edhe Iliria, Korabi e Lushnja.
Korçarët fituan 3 me 0 ndaj Kukësit, kështu edhe vazhdojnë të ecin me hapa të sigurt drejt rikthimit në Superiore. Befasia e madhe ishte humbja e radhës për trajnerin Shpëtim Duro te Besa, që tashmë prek fundin.
Më tej Korabi fitoi 0 me 3 në transfertën e Burrelit. Ditmar Bicaj debutoi me 3 pikë te Lushnja. “Lagunarët” triumfuan në shtëpi përballë Kastriotit.
JAVA 6
DJE
Pogradeci-Luftëtari 2-3
Laçi-Apolonia 1-1
SOT
Skënderbeu-Kukësi 3-0
Lushnja-Kastrioti 3-2
Burreli-Korabi 0-3
Iliria-Besa 2-1
“KORÇA BOOM”



















