Skënderbeu me mbrojtje të “blinduar”. Mësoni vendosjen…!
- Korca Boom
- Aug 16, 2023
- 1 min read
Gjatë ndeshjeve miqësore është parë që Gvozdenoviç të eksperimentojë në mbrojtje. Shpeshherë e kemi parë me tre mbrojtësa, në disa ndeshje me klasiken me katër, por për çudi në stërvitjen e fundit ka eksperimentuar me pesë mbrojtës.
Ishte pak e çuditshme por reale, me tre qëndërmbrojtës dhe dy anësorë, ku Frashëri në të djathtë, Zenollari në të majtë dhe në qëndër me tre. Vendosje me një qendër të përforcuar me Randin, Ramos dhe Prençi, ç'ka tregon se trajneri kërkon që të paktën të mbajë një ekip të pakalushëm në qëndër.
Gjithsesi vendosja ndryshonte dhe trajneri nuk e ka vendosur përfundimisht, ndoshta mendon për disa lloj vendosje në lidhje me kundërsharët që do të ketë.
