top of page

Skënderbeu me skemë të re në superligë, ekipi shtyn përpara…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 11, 2023
  • 1 min read

Ajo që është vënë re në testet e fundit miqësore, ka të bëjë me skemën që po praktikohet për të reshtuar Skënderbeun në superligën e re që starton më 26 gusht.

Trajneri Ivan Gvozdenoviç ka vendosur që të praktikojë një skemë që jo se nuk është parë më parë te Skënderbeu, por duket një skemë e re.

Me 3-5-2 do të reshtohet Skënderbeu në fushë që në start, një skemë që gjatë lojës ndryshon dhe bëhet 4-4-2. Kjo skemë e re është skemë që shtyn përpara dhe Skënderbeu ka lojtarë që punojnë shpejt, dalin shpejt dhe janë të rezikshëm për ekipet kundërshtare.

Kjo skemë 3-5-2, ka një mesfushë të ngjeshur dhe Skënderbeu ka shumë lojtarë që në këtë merkato janë afruar si mesfushorë. Po ashtu krahët kanë funksionuar mirë dhe tashmë mbetet që këto skema që janë provuar të japin rezultatet në fushë.



bottom of page