top of page

Skënderbeu merr formë/ Titullarët rikthehen, priten afrime nga merkatoja

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 6, 2025
  • 1 min read

Skuadra e Skënderbeut zhvilloi ditën e djeshme një ndeshje kontrolli brenda grupit, në kuadër të përgatitjeve për sezonin e ri. Kjo ndeshje shërbeu si një test për të parë nga afër formën fizike dhe gjendjen e lojtarëve që ishin pjesë e skuadrës sezonin e kaluar, por edhe për të vëzhguar elementët e rinj që kanë kohë që janë bashkuar me grupin.


Për momentin, grupi është në pritje të afrimeve të reja nga merkatoja, por ndërkohë janë të pranishëm edhe një numër futbollistësh që kanë qenë pjesë e organikës korçare në sezonin e kaluar. Lista përfshin emra si: Alia, Randi, Vaskues, Zenullari, Vangjeli, Estrela, Shaqe, Franklin, Bismark, Nasr, Roku, Janaqi dhe Çuçka.


Këta futbollistë kanë treguar se po punojnë me seriozitet dhe janë në një gjendje të mirë fizike, duke konfirmuar vlerat e tyre si pjesë kyçe e formacionit. Gjithashtu, në skuadër janë bashkuar edhe disa lojtarë të rinj dhe të huaj që aktualisht janë në provë.


Një pjesë e mirë e tyre vijnë nga akademia e klubit, ndërsa të tjerë janë të sapoardhur dhe po vlerësohen nga stafi teknik për mundësinë e përfshirjes në listën përfundimtare.


Numri i futbollistëve që janë në provë pritet të ndryshojë në ditët në vijim, pasi gjithçka do të varet nga lëvizjet që do të ndodhin në merkato. Klubi është ende aktiv në kërkimin e përforcimeve të reja dhe pritet që në javët e ardhshme të zyrtarizohen disa afrime që do të plotësojnë nevojat e ekipit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page