top of page

Skënderbeu merr frymë, pas Flamurtarit do të ketë…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 5, 2023
  • 1 min read

Skënderbeu është në fund të fazës përgatitore dhe duket se pas së hënës kur të luhet edhe miqësorja e fundit me Flamurtarin skuadra do të fillojë të mendojë vetëm për ndeshjen e javës së parë të superligës ndaj Egnatias në Rrogozhinë.

Ditën e sotme është një ditë me ngarkesë maksimale, pasi skuadra do të zhvillojë dy stërvitje, paradite dhe pasdite, pra me ngarkesë maksimale.

Edhe nesër (e dielë) Skënderbeu do të zbresë sërish në fushë për stërvitje, ndërkohë që të hënë do të zhvillojë testin ndaj vlonjatëve.

Vetëm pas së hënës mësohet se futbollistët do të marrin frymë për herë të parë. Themi këtë pasi të martën e ardhshme dhe të mërkurë, do të jenë dy ditët e pushimit për Skënderbeun, gjë që nuk ndodh që në startin e fazës në fillim të muajit korrik.


bottom of page