Skënderbeu: Mesfushor nga Nigeria do të jetë firma e radhës
- Korca Boom
- Jun 20, 2023
- 1 min read
Verona e ka të huazuar lojtarin që presidenti Ardjan Takaj dhe trajneri Ivan Gvozdenoviç e duan në skuadër
Skënderbeu blerjen e radhës do ta ketë nga Nigeria. Burime pranë “Korça Boom” bëjnë me dije se nga ora në orë dhe ndoshta edhe në mesnatë mund të arrihet akordi mes mesfushorit nigerian dhe Skënderbeut.
Ka qenë më shumë se e vështirë që Takaj dhe Gvozdenoviç në këto momente ta bëjnë të ditur emrin e lojtarit, por kanë deklaruar që emri do të bëhet publik për mediat vetëm në momentin që të mbyllet marrëveshja.
Futbollisti është pjesë e Veronës, por klubi italian e ka huazuar dhe tashmë për sezonin e ardhshëm ky futbollist pritet të vishet bardhekuq.



















