top of page

Skënderbeu miqësore me Voska Sport, ja kur luhet…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 10, 2023
  • 1 min read

“Korça Boom” është padiskutim e para që zbulon të gjithë risitë te Skënderbeu dhe sapo zbulohet edhe miqësorja e parë që bardhekuqtë do të luajnë në këtë fazë përgatitore.

Pas testit miqësor të zhvilluar ditën e djeshme por që ishte thjesht një test, Skënderbeu siguron miqësoren e parë e cila do të luhet të hënën e ardhshme në stadiumin “Skënderbeu”.

Do të jetë ekipi maqenoas i Voska Sport, kundërshtari i Skënderbeut. Kujtojmë që këtë sezon Voska është ngjitur në elitën e futbollit maqedonas dhe është një skuadër shqiptare, bashkë me Strugën, Shkëndijën, Shkupin dhe Gostivarin, janë pesë ekipe shqiptare që do dominojnë kampionatin maqedonas.

Me pak fjalë, Skënderbeu-Voska Sport është miqësorja e parë e korçarëve, të hënën e 17 korrikut, orari i të cilit do të mësohet në ditët në vazhdim.



bottom of page