top of page

Skënderbeu miqësore në Greqi!? Të huajt mbajnë “peng” ekipin…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 11, 2023
  • 1 min read

Ekipi i Skënderbeut është në kërkim të ekipeve për ndeshje miqësore, por duket se trajneri Gvozdenoviç nuk kërkon ekipe të kategorive inferiore.

Kjo është normale në këto momente, pasi duhen ekipe të një niveli të lartë. Së pari, është menduar një miqësore me një nga ekipet e superligës. Por, së fundmi janë disa ekipe greke të superligës që po bisedohet. Janë dy ekipe që po stërviten në Kostur dhe Skënderbeu mund të përfitojë.

Problemi qëndron në faktin se tek korçarët janë disa të huaj që nuk mund të udhëtojnë në Greqi për shkak të vizës. Mundësia e vetme është që ekipet greke të udhëtojnë drejt Korçës. Shpresohet që të gjendet rruga edhe për këtë fakt.


bottom of page