SKËNDERBEU në Champions League, gati blerjet e reja!
- Korca Boom
- 4 days ago
- 1 min read
Ndërkohë që starti i përgatitjeve për Champions League do të jetë fillimi i muajit qershor, pra 3 javë më vonë, Skënderbeu U-19 është duke punuar fort gjatë këtyre ditëve për të mbyllur blerjet e reja verore. Ka qenë portali ynë “Korça Boom” që ka zbuluar pak ditë më parë se do të jenë 6 blerje të reja në këtë merkato verore, blerje që do të vijnë thuajse nga kampionatet e huaja dhe janë lojtarë shumë cilësore.
Drejtuesit e klubit bardhekuq i kanë mbyllur këto blerje dhe kanë të drejtë të afrojnë vetëm 6 lojtarë, ndërkohë që gjithë pjesa tjetër do të jetë nga futbollistë që kanë qenë më parë pjesë e Skënderbeut, kjo sipas rregullores së Champions League për të rinj.
Skënderbeu U-19 kujtojmë që u shpall kampion në superligën që u mbyll pak kohë më parë dhe është skuadra që do të përfaqësojë Shqipërinë në Champions League. Ndeshjet e Championsit e kemi zbuluar prej kohësh që do të luhen në fundin e muajit gusht, ndërkohë që pritet që skuadra të jetë e ndërtuar për të dhënë më të mirën dhe për të treguar se ky kualifikim është vërtet historik.
Tashmë na mbetet edhe pak ditë për të mësuar emrat e afrimeve cilësore dhe klubi juglindor i ka gati. Puna tashmë ka filluar…
“KORÇA BOOM”
