top of page

SKËNDERBEU në kategorinë e parë, kërkesa të shumta për të veshur fanelën bardhekuqe

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 20
  • 1 min read

Updated: May 21

Ndërkohë që për Skënderbeun kjo është një periudhë pushimi si të gjitha skuadrat e tjera të kategorisë së parë, burime pranë portalit tonë bëjnë me dije se në adresë të klubit kanë mbërritur shumë kërkesa nga futbollistë të ndryshëm për të vëshur fanelën e Skënderbeut.


Janë lojtarë të huaj ata që kanë bërë kërkesa prej ditësh të tëra që të vishen bardhekuq, ndërkohë që menaxherë të shumtë po servirin lojtarë që mund ti shërbejnë Skënderbeut, po ashtu janë edhe lojtarë të shumtë vendas që duan ta vëshin këtë fanelë.


Kjo tregon një interesim të lartë nga ana e shumë futbollistëve për tu veshur bardhekuq, ndërkohë që klubi ka bërë të qartë prej javësh që do të jetë një merkato e limituar dhe nuk do të afrohen më shumë se 2-3 futbollistë, pasi skuadra e ka grupin nga sezoni i kaluar.


Sigurisht edhe këta lojtarë që do të afrohen do të shikohen mirë përpara se të vendoset dhe sigurisht që do të jenë lojtarë që do ti shërbejnë ekipit edhe në të ardhmen, kur të ngjitet sërish në superligë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page