top of page

Skënderbeu në kushte komode, nuk lëviz as për miqësore nga Korça

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 27, 2023
  • 1 min read

Në qoftë se ka një ekip që stërvitet në kushte komode ky është Skënderbeu. Një ekip me një infrastrukturë mjaft të mirë, duke filluar nga ambjentet në stadium, për të vazhduar me fushën stërvitore.

Kjo e ka detyruar edhe trajnerin dhe stafin e tij të mos kërkojnë të largohen nga Korça. Në juglindje ndihet klima e freskët dhe futbollistët janë më se të kënaqur me këtë klimë të freskët, ashtu si edhe pasditja ku temperaturat janë jo më shumë se 25 gradë.

Kjo e ka detyruar edhe trajnerin dhe stafin e tij të mos kërrkojnë të largohen nga Korça.

Madje stafi teknik ka zgjedhur që jo vetëm seancat stërvitore, por edhe ndeshjet miqësore Skënderbeu ti luajë në shtëpi dhe kjo padyshim është një anë tjetër pozitive.

Deri në startin e sezonit të ri të superligës bardhekuqtë do të jenë në shtëpi.



bottom of page