SKËNDERBEU në pritje të Ernest Gjokës! Ja çfarë pritet të ndodhë
- Korca Boom
- 6 days ago
- 1 min read
Ka më shumë se një javë që portali “Korça Boom” ka zbuluar lajmin se trajner i Skënderbeut në sezonin e ardhshëm në kategorinë e parë do të jetë Ernest Gjoka. Pra, trajneri që ka qenë në krye të skuadrës në gjysmën e sezonit që pëërfundoi do të vijojë të jetë edhe për një sezon tjetër në klubin bardhekuq.
Ndërkohë që Gjoka është konfirmuar në mënyrë zyrtare dhe edhe pse kanë kaluar ditë të tëra, akoma nuk kemi deklaratën e parë si trajner i Skënderbeut. Të gjithë, ndoshta edhe vetë klubi pret ditën që të merret vendimi i daljes së Gjokës përpara mediave, ndërkohë që kujtojmë se qysh pas humbjes së fundit ndaj Bylisit trajneri nuk ka dalë më nëpër media.
Edhe pse e kishte detyrim daljen e tij për mediat për të sqaruar rëniën në kategorinë e parë, Gjoka nuk pati dëshirë të dilte për mediat dhe të sqaronte edhe tifozët, ndërkohë që qysh pas atij momenti u largua nga Korça dhe deri sot nuk ka dhënë asnjë deklaratë.
Do të jetë ndoshta klubi që do të dalë në një komunikatë për mediat për të caktuar ditën e se kur Gjoka do të dalë përpara gazetarëve dhe këtë të gjithë mezi e presin. Në fund të fundit Skënderbeu e ka pranuar që do të jetë pjesë e kategorisë së parë dhe tashmë duhet të mendojë dhe të flasë vetëm për këtë kategori.
“KORÇA BOOM”
