Skënderbeu në start sezoni: Gjoka zbulon planin me të rinjtë dhe përforcimet
- Korca Boom
- Jul 1
- 1 min read
Ernest Gjoka ka filluar punën për këtë sezon me ekipin e Skënderbeut. Korçarët kanë një javë që kanë zbritur në fushën stërvitore. Që në momentin e parë është vënë re se bëhet fjalë për një ekip të mbipopulluar, por në këto kushte, Gjoka, sipas burimeve, është i përqendruar dhe i kënaqur me faktin se:
“Edhe në këtë sezon do të kem boshtin e ekipit të kaluar, kryesisht me ata futbollistë që ishin nga java e parë. Kjo është pozitive dhe situata tani është krejt ndryshe nga ajo e sezonit të kaluar.”
Nga ana tjetër, Gjoka ka folur edhe për afrimet në ekip, duke shtuar:
“Ne kemi vendosur që në ekip të afrojmë edhe disa futbollistë nga akademia, të cilët kanë mbyllur sezonin ose disa sezone më parë, dhe ndërkohë po mendojmë për të afruar edhe futbollistë të huaj. Për momentin nuk është afruar asnjë prej tyre, por do të vijnë në ekip.”
Në këto kushte, Ernest Gjoka po punon me të tijtë në këto fillime të sezonit.
“KORÇA BOOM”
