Skënderbeu në “sulm” për dy mbrojtës…!
- Korca Boom
- Jul 17, 2023
- 1 min read
Korçarëve u duhen edhe dy mbrojtës për të qenë më pas të kompletuar.
Themi këtë pasi në mesfushë po ndërhyhet dhe përveç braziliani Juri Merlim, pritet të ketë edhe një afrim tjetër, ndërkohë që më pas mbeten edhe dy vende bosh në repartin e prapavijës.
Janë dy emra lojtarësh për repartin e prapavijës, por klubi bardhekuq nuk ka ndërmend që ti bëjë publik pa mbyllur së pari marëveshjen. Një mbrojtës qëndre dhe një krahu janë dy oprisonet e momentit dhe nëse pranojnë të veshin fanelën bardhekuqe, atëherë merkatoja mund të quhet e mbyllur.
Deri tani Skënderbeu ka mbyllur merkaton e portës dhe atë të sulmit. Po punohet për mesfushën për ta kompletuar sa më parë dhe reparti i fundit do të jetë mbrojtja.
Gjithsesi e rëndësishme është që drejtuesit janë hedhur në “sulm” për repartin e mbrojtjes.
