top of page

SKËNDERBEU/ Nesër miqësore ndaj Besës. Mësoni orarin…

  • Aug 1, 2025
  • 1 min read

Erdhi dita që stafi teknik i Skënderbeut të shikojë gjendjen e lojtarëve në fushë dhe pikërisht nesër (të shtunën) do të luhet testi miqësor ndaj Besës që ndodhet për fazë përgatitore në Ersekë.


Skënderbeu-Besa do të luhet nesër në stadiumin “Skënderbeu” dhe do të startojë në orën 19:00, pra në orët e mbrëmjes. Kjo do të thotë që të paktën  fundi i pjesës së parë dhe gjithë pjesa e dytë do të luhet nën dritat e projektorëve.


Kushtet janë optimale në juglindje dhe sigurisht që këto teste i vlejnë shumë të dyja ekipeve që do të përballen edhe në kampionat, pasi të dyja luajnë në kategorinë e parë.


Skënderbeu ndeshjen e parë miqësore e luajti ndaj Strugës dhe e humbi thellë 4-0. Të shohim nesër në përballjen e dytë verore ndaj një kundërshtari direkt në kategorinë e parë.


Me pak fjalë Skënderbeu-Besa, nesër starton në orën 19:00, në qytetin juglindor dhe do të transmetohet direkt nga portali ynë “Korça Boom”.

 

Ndeshjet miqësore të zyrtarizuara deri tani:

Skënderbeu-Struga 0-4

2 gusht          Skënderbeu-Besa Ora 19:00

6 gusht          Pogradeci-Skënderbeu

9 gusht          Skënderbeu-Vora

12 gusht        Skënderbeu-Luftëtari


“KORÇA BOOM”


bottom of page