Skënderbeu: Nesër ndaj Helzag, të dielë me Dinamon, shtohen ngarkesat për futbollistët
- Korca Boom
- Jul 20, 2023
- 1 min read
Një ditë stërvitje, një ditë ndeshje. Ky do të jetë programi i ditëve në vazhdim për djemtë e trajnerit Ivan Gvozdenoviç, ndërkohë që ngarkesa stërvitore ka filluar të shtohet nga dita e djeshme.
Sot, stafi teknik ka planifikuar një seancë vërtet të gjatë me ushtrime të ndryshme, ndërkohë që nesër në orën 19:00 Skënderbeu do të zhvillojë testin e radhës, ku përballë do të jetë një skuadër që quhet amatore si Helzag.
Në këtë ndeshje, stafi teknik do tu japë mundësi të gjithë lojtarëve, në mënyrë që shikohet edhe forma e tyre.
Pas miqësores me Helzag, të dielë Skënderbeu do presë Dinamon në shtëpi, një miqësore më e fortë kjo, pasi Dinamo do të jetë skuadra që do të luajë ndaj bardhekuqve edhe në sezonin e ardhshëm në superligë. Pas miqësores sërish stërvitje për korçarët dhe të enjten e ardhshme i pret miqësorja ndaj Malishevës.
Pra, një program i ngjeshur për Skënderbeun, skuadër e cila duket se po futet në kulmin e kësaj faze përgatitore.
