SKËNDERBEU/ Nga Gvozdenoviç te Gjoka. Të dy nuk mundën të shpëtonin bardhekuqtë
- Korca Boom
- May 5
- 1 min read
Dy trajnerë kishte Skënderbeu në sezonin që mbylli dhe të dy nuk mundën ta shpëtonin atë.
Ivan Gvozdenoviç në fillim dhe më pas Ernest Gjoka, të dy së bashku me pikët që grumbulluan nuk bënë atë që të mbanin Skënderbeun në superligë.
Ivan Gvozdenoviç e la Skënderbeun dhe duke parë situatën dhe, e zëvendësoi Ernest Gjoka, trajner që grumbulloi 25 pikë me Skënderbeun dhe sërish nuk mjaftuan që të shpëtonin sezonin.
Nuk mund të themi që faji është i trajnerëve, por që gjithsesi ky Skënderbe nuk shpëtoi dhe sezoni ka qenë i dështuar.
Ernest Gjoka tashmë është në krye të Skënderbeut dhe do të duhet ta drejtojë skuadrën në kategorinë e parë, ndërkohë që Gjokës i del detyrë edhe më e vështirë, pasi objektivi është vetëm ngjitja dhe nuk falet asnjë gabim.
Gjoka pritet që në ditët në vazhdim të flasë për mediat në lidhje me Skënderbeun e ri dhe si do ta ndërtojë skuadrën, pasi edhe kategoria e parë nuk është fort e lehtë, ndërkohë që bardhekuqtë kanë si objektiv edhe ndërtimin e një ekipi me shumë të ardhme.
Gjithsesi nuk na ngelet gjë tjetër veçse të urojmë Skënderbeun për sezonin e ri: Suksese dhe vetë suksese, pasi korçarët kanë pritshmëri të mëdha…
“KORÇA BOOM”
