top of page

Skënderbeu niset nga Korça / Ja ku do të akomodohen bardhekuqtë…!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 25, 2023
  • 1 min read

Korçarët në këto momente janë nisur nga qyteti juglindor, pasi nesër në orën 17:00 luajnë ndeshjen e parë të sezonit ndaj Egnatias në Rrogozhinë.

Në orën 16:00 skuadra kishte planifikuar udhëtimin dhe kështu ka ndodhur. Trajneri Ivan Gvozdenoviç së bashku me grupin e lojtarëve që ka përzgjedhur për këtë ndeshje ka udhëtuar për tu akomoduar më pas në orët e mbrëmjes në qytetin e Elbasanit.

Duke qenë më pranë Rrogozhinës, skuadra ka vendosur që të akomodohet në hotel “Imperial” në Elbasan dhe nesër disa orë përpara startit të takimit do të niset në drejtim të Rrogozhinës.

Nuk ka asnjë problem dëmtimi apo probleme të tjera një ditë përpara Egnatias dhe ky është një lajm i mirë pasi stafi teknik e ka grupin e plotë.

Skënderbeu në këtë mënyrë do të gdhihet në Elbasan, atje ku do të akomodohet mbrëmjen e sotme dhe do të gdhihet për të luajtur verdiktin e parë të 36-të javëve të Abissnet Superiore.



bottom of page